KARIZMA

KARIZMA E KONGREGATËS


Qëllimi i veçantë i Kongregatës është arsimimi dhe edukimi i rinisë femërore, përkujdesja e të varfërve dhe të sëmurëve, puna pastorale dhe misionet. Themel i vërtetë i jetës së motrave është Ungjilli dhe, me anë të ndihmës së Shpirtit Shenjt dhe ndërmjetësimit të Pajtorëve të Kongregatës (Zojës së Papërlyer dhe shën Françeskut) ato dëshirojnë t’u qëndrojnë besnike idealeve të larta rregulltare të Themelueses së tyre, Nënës Franciska si dhe motove të saja:

  • Për të jetuar në mesin e njerëzve në lidhshmëri të pandërprerë me Hyjin;
  • Për të qenë të vogla dhe të përvuajtura që Hyji të mund të na marrë në duart e Tij të Gjithëpushtetshme dhe të veprojë përmes nesh;
  • Për të qenë të gatshme për çdo gjë që Kisha ka nevojë.