Thursday, April 25, 2024

Bishtazhini

BISHTAZHINI

Famullia e Bishtazhinit, kushtuar Zojës Rruzare është një ndër fshatrat më të afërt të qytetit të Gjakovës,  ka 2.500 banorë.  Kësaj famullie i takojnë edhe fshatrat Marmull, Fshaj, Kushavec, Smaq I dhe Smaq II, Ujz, Trrav dhe Rezinë.

Më 30.10.1975  Motrat Françeskane të Zojës së Papërlyer  shkuan në famullinë e Bishtazhinit me ndërmjetësimin e famullitarit të asaj kohe don Milorad Defar. Motrat bënin shërbime si: katekizëm  për fëmijë, udhëheqjen e këndimit kishtar dhe mirëmbajtjen e kishës.   Motrat shërbyen në këtë famulli deri në vitin 2001.

Me datën 13.09.2008, motrat u rikthyen përsëri në këtë famulli.

Përpiqen që sa më me përkushtim t’i kryejmë këto shërbime:

Katekizëm  në Bishtazhin, ndërsa në Marmull dhe Fshaj nga klasa  I – IV, udhëheqjen e korit,  animim të Liturgjisë së Shenjtë,  mirëmbajtjen e kishës dhe ambienteve të famullisë.

Aktivitetet që zhvillohen në këtë famulli janë  aktivitete shpirtërore. Është formuar grupi i Shoqërisë së Zojës  së Bekuar, qëllimi i të cilit është  të luten së bashku në Kishë apo në familje.  Kujdes të veçantë tregohet edhe ndaj të sëmurëve të famullisë të cilët vizitohen shpesh.