Thursday, April 18, 2024

Nikshiqi

NIKSHIQI

Misioni i motrave në Brezovik zë fill me 9 mars të vitit 1955. Deri në vitin 1962 motrat ndërruan banesën disa herë. Më në fund u dha mundësia për ndërtimin e shtëpisë së tyre afër kishës,  ku u transferuan përfundimisht në vitin 1981. Për themelimin e bashkësisë së Nikshiqit dha kontributin e tij dr. Cvjetko Popoviq.

Krahas veprimtarisë në spital motrat e kësaj bashkësie me palodhshmëri u ofruan ndihmë dhe ngushëllim njerëzve përreth. Përveç punës në Senatorium, motrat u kyçën në mënyrë aktive në pastoralin e famullisë në përgatitjen e  të sëmurëve për sakramente, por edhe për të gjitha shërbimet që kishte nevojë kisha.

Prej vitit 2005 – 2010 motrat në emër të “Caritas-it” të arqipeshkvisë të Tivarit, marrin pjesë në projektin e “ Përkujdesjes shëndetësore të personave të moshuar” në komunën e Nikshiqit, që më vonë u zgjerua  edhe në 6 komuna të Malit të Zi. Projekti në fjalë ka të bëjë në të përkujdesurit fizik, social dhe psikologjik. Për 10 vite kjo bashkësi i kthehet karizmës së kongregatës, ku një pjesë e kuvendit shërben si konvikt për vajza të besimeve të ndryshme.gjithashtu shtëpia shërbeu si vend formimi dhe shkollimi për kandidatet.

Gjendja e paqëndrueshme politike e ish Jugosllavisë vuri në rrezik sigurinë e jetës së motrave, pasiqë Kisha dhe shtëpia e motrave në Nikshiq ishin objekt i sulmeve agresive.

Falë  ndërhyrjes së organeve shtetërore gjendja u stabilizua dhe mortat që nga ajo ditë dhe sot shërbejnë në këtë vend.