Friday, April 19, 2024

Novosella

NOVOSELLA

Që nga viti 1975, Motrat Franҫeskane të Zojës së Papërlyer jetojmë dhe punojmë në famullinë e Novosellës.

Kisha është e kushtuar  Shën Rrokut, i cili është edhe pajtori i kësaj famullie.

Motrat mundohen që me përkushtim t’i kryejnë këto shërbime:

Katekizëm, udhëheqje të korit,  animim të Liturgjisë së Shenjtë,  mirëmbajtje e mjediseve të kishës.

Motrat gjithashtu angazhohen në takime me të rinjtë, vizita te të sëmurët, përkujdesje dhe ndihma ndaj të varfërve dhe aktivitete me fëmijë të grupmoshave të ndryshme.

Gjithashtu, këto aktivitete  janë të zgjeruara edhe në Planqor (filialë e Novoselës).