Thursday, April 25, 2024

Petrovaci

PETROVACI

Administratori i ipeshkvisë së Kotorit, mons. Gracija Ivanović, u ofroi motrave të Provincës sonë në Cetinë shtëpinë e famullisë në Petrovac. Që Provinca ta pranojë këtë ofertë, më së shumti u angazhua famullitari i atëhershëm i Donja Lastva, don Đuro Papić, i lindur në Petrovac.

Motrat këtë shtëpi të falur, apo më mirë të themi gërmadhat e shtëpisë, i zgjeruan dhe i rinovuan me shpenzimet e tyre më 31.03.1966. Shtëpia gjendet buzë kishës së shën Vidit.

Motrat u vendosën në Petrovac më 11.07.1966.

Pasiqë shumica e banorëve janë të besimit ortodoks prania e motrave pati një ndikim të veçantë në komunitet. Shtëpia e motrave shërbeu edhe si vend pushimi.

Tërmetet që ranë më 7.08. dhe 8.12.1966  e dëmtuan rëndë shtëpinë dhe kishën.

Në vitin 1967 shtëpia ishte kryesisht e riparuar dhe motrat pranuan në kujdes dy plakat e para. Por, më 15.04.1979 një tërmet tjetër i fortë i rrënoi deri në themele shtëpinë dhe kishën.

Në vitin 1983 përfundoi ndërtimi i shtëpisë së re dhe në të njëtin vit u pranuan edhe të moshuarat, ndërsa në vitin 1986 u përfundua dhe u bekua edhe kisha e re.

Që nga ajo kohë, misioni i  motrave është në shërbim të të moshuarave-azil, si dhe në mirëmbajtjen e kishës.

Motrat kryejnë shërbime sanitare edhe në familje. Përveç kësaj shtëpia e Petrovacit në sezonin e verës shërben si shtëpi pushimi për motrat tona dhe për turista.

Gjatë periudhës së verës shtëpia është e hapur edhe ndaj pushuesve.