Thursday, April 25, 2024

Shkodra

SHKODRA

Një nga instrumentet që Zoti ka zgjedhur për t’i folur këtij vendi dhe këtij populli, janë Motrat Françeskane të Zojës së Papërlyer, të cilat për herë të parë arritën në Shqipëri në vitin 1992. Konkretisht, me datën 06.04.1992 me kërkesën e Vëllezërve Françeskanë, arrijnë në Shqipëri motrat e para të këtij urdhëri: m.Maria Nua, m.Marijana Merdita dhe m.Gregoria Ketish, e cila i shoqëroi. Meqë nuk kishin shtëpi të tyren, u vendosën tek kuvendi i fretërve në Gjuhadol. Menjëherë motrat filluan misionin me katekizëm në fshtatra të ndryshme, e shumë shpejt filluan të trokisnin në derë të kuvendit edhe vajzat e reja shqiptare. Duke marrë parasysh se u shtua numri i kandidateve e motrat nuk kishin shtëpi të tyren, më 28.04. 1994 filloi montimi i shtëpisë së motrave në Gjuhadol. Më datë 29.07.1994, u bë bekimi i kësaj shtëpie. Më 09.05.1995 bekohet themeli i shtëpisë tek Arra e Madhe dhe më, 29.08.1995, motrat hyjnë në shtëpinë e re. Më, 28.09.1995 hapet Noviciati i parë i Kongregatës sonë në Shqipëri. Më, 29.09.1995, u bë bekimi i shtëpisë së motrave në Shkodër. Më, 14.10.1995,  m. Marijana Merdita, m. Serafina Šmirmaul dhe novicet shkojnë në Kallmet (Lezhë), ku u themelua edhe shtëpia e noviciatit. Motrat gjithashtu do të shërbejnë edhe në famulli. Më, 30.10.1997,  motrat fillojnë të shërbejnë në Bajzë të Malësisë së Madhe, ku bëjnë katekizëm në disa fshtatra. Më, 01.10.2009, motrat kalojnë me banim në shtëpinë e re që është destinuar si konvikt për vajza.Vajzat vijnë nga zona të ndryshme dhe u përkasin besimeve të ndryshme fetare. Motrat nga Shkodra shërbejnë  në famullinë e Gjuhadolit, tek Zoja Rruzare, në Kaçë-Naraq dhe në Kastrat të Malësisë së Madhe.