Thursday, April 25, 2024

SLLOVENIA

VIDEM – KRŠKO

Shtëpia në Videm-Krško është blerë në vitin 1970 me rekomandimin e famullitarit të shën Rupertit, Videm – Krško, Ivan Vodeb. Po në këtë vit u vendosën në shtëpi motrat e para. Pasi që shtëpia është e vjetër (më shumë se 200 vjeçare), është riparuar disa herë. Pranë shtëpisë është edhe kapela e vogël e shën Jozefit (sv. Jožef), vendi më i dashur i motrave që nga fillimi deri më tani.

Motrat që nga ardhja e tyre në Resa aktivisht morën pjesë në famullinë e shën Rupertit në Videm – Krško. Mbanin katekizëm, kujdeseshin për mirëmbajtjen e ambienteve kishtare, vizitonin dhe ofronin kujdesin e tyre për fëmijët dhe të sëmurët. Pas disa vitesh shtëpia u bë qendër pritjeje edhe për gra të moshuara e të vetmuara. Kjo shtëpi ka shërbyer edhe si vendbanim për motrat tona të moshuara e të sëmura.

Edhe sot motrat kryejnë këto veprimtari: katekizëm, shërbimet kishtare, takime shpirtërore.