Thursday, April 25, 2024

Tirana

TIRANA

Më 25 mars 1997 emërohet Nunc Apostolik në Shqipëri Mons. Giovanni Bulaitis. Me ardhjen e tij, ai shprehu dëshirën që në Nunciaturë mundësisht, të punojnë motra të vendit, dhe kështu i bëri kërkesën Provincës së Motrave Françeskane në Malit të Zi.

Provinca, në zbatim të thënies së themelueses Nënës Franciska “të jemi të gatshme kudo të na kërkojë Kisha”, vendosë të dërgojë dy motra në Nunciaturë, të cilat e filluan shërbimin e tyre më 3 nëntor 1997.

Misioni i motrave në Nunciaturë përfshin kujdesin për mbarëvajtjen e punëve të shtëpisë, kuzhina, pranimi i mysafirëve dhe të ndihmojnë në pastoral.

Prej 27 shtatorit 2008, Nunc në Shqipëri është Mons. Ramiro Moliner Inglés, ndërsa vazhdojnë të punojnë tri motra të Provincës.