Friday, April 19, 2024

Tivari

TIVARI

Me transferimin e motrave Shërbëtoret e Krishtit Fëmijë nga arqipeshkvia e Tivarit, mons. Pjeter Perkoliq, arqipeshkvi i Tivarit, ua drejtoi kërkesën Udhëheqësisë së Provincës, që motrat të shërbenin në  Arqipeshkvi.

Motrat e para arritën në Tivar me 29.01.1980.

Ato kujdeseshin për shërbime të ndryshme në ipeshkvi. Më vonë morën përsipër edhe katekizimin (në Ipeshkvi, Mirovicë, Gretvë dhe në Zupce), si dhe kujdeseshin për shërbime të ndryshme pastorale.

Ndihmonin edhe nëpër famulli kur ishte e nevojshme, veçanërisht pranë festave të famullisë. Gjithashtu në kuadër të Caritas – it ishin të angazhuara në planin social dhe kujdeseshin për të varfërit.

Motrat i vazhdojnë edhe sot këto shërbime.