Thursday, April 25, 2024

Tuzi

TUZI

Kjo famulli është më e madhja në Arqipeshkvinë e Tivarit sipas numrit të besimtarëve katolikë.

U është besuar françeskanëve OFM (Provinca Zoja Nunciatë – Shkodër). Në atë kohë famullitar ishte atë Anzelmo Marstjepaj, i cili ua drejtoi disa herë kërkesën Udhëheqësisë së Provincës që motrat të punojnë në kuvendin e tyre dhe në famulli. Kërkesa e tij u aprovua dhe motrat arritën në Tuz me 17.10.1971.

Viteve të para motrat kujdeseshin për  të gjitha shërbimet e nevojshme në kishë dhe në kuvend.

Që nga viti 1975 deri kur u krijuan kushtet për shkollim në Shqipëri, etërit françeskanë ua mundësuan aspiranteve të motrave të mund të frekuentonin shkollën në gjuhën shqipe në Tuz.

Për një periudhë kohore ndihmuan në kopshtin e fëmijëve në Sukruqë.

Edhe gjatë viteve të fundit motrat janë të angazhuara dhe organizojnë aktivitete të ndryshme pastorale me fëmijët dhe të rriturit.