Thursday, April 25, 2024

Zymi

ZYMI

Fshati i Zymit është rreth 18 km larg qytetit të Prizrenit. Famullia është e pasur me traditë katolike. Me kërkesën e famullitarit don Ivica Čolaković dhe me lejen e udhëheqësisë gjenerale, motrat erdhën në këtë famulli.  Ato që në fillim u morën me pastoral (katekizëm dhe udhëheqje të këndimit liturgjik).

Në bashkëpunim me famullitarin shumë shpejt i zgjeruan aktivitetet e tyre: pastorali familjar, vizitat të moshuarve dhe të sëmurëve.

Nga viti 1985 në famulli filloi të festohet e kremtja e Zojës së Madhe. Zymi u bë kështu shenjtërore dhe vendtakim i shumë besimtarëve. Përveç shenjtërores, motrat kujdesen edhe për kishën e shën Joakimit dhe të Anës që ndodhet poashtu në Zym.