Friday, April 26, 2024

Prishtina

PRISHTINA

Me  datën 15 Shtator 2018 u hap misioni i ri dhe i parë në Prishtinë. Në këtë mision shërbejnë dy motra m. Angelina dhe m. Franciska. Motrat shërbejnë si  në Ipeshkvi gjithashtu edhe në Katedralen  kushtuar Shën Nënë Terezës. Përveç obligimeve që kanë në Ipeshkvi, ato janë edhe pjesë e pastoralit: në animimin e Meshës, katekizmit me fëmijë, takimeve me të rinjtë e famullisë, takimeve me studentë. Gjithashtu, kujdesen edhe për mirëmbajtjen dhe zbukurimin e Katedrales.