Saturday, April 27, 2024

Podgorica - Kuvendi

PODGORICA – KUVENDI

Pas largimit të Motrave, Shërbëtoret e Jezusit Fëmijë, arqipeshkvi i Tivarit mons. Pjetër Perkoliq, kërkoi prej Udhëheqësisë së Provincës që motrat tona të jenë të pranishme në këtë kuvend.

Me 13.07.1991 motrat erdhën që të banojnë në Podgoricë. Aty jetonte edhe meshtari i moshuar, don Ante Margjokiq. Shtëpia më vonë u bë vendbanim edhe për studente dhe për motra të sëmura. Kjo edhe sot e kësaj dite shërben për këto qëllime. Për disa kohë motrat vizitonin të sëmurët dhe të moshuarit nëpër shtëpitë e tyre, por për shkak të mungesës së personelit kjo veprimtari është ndërprerë. Kuvendi shërbente edhe për takime të ndryshme në nivelin e Arqipeshkvisë.

Tani punon vetëm një motër në spital, ndërsa tjetra kujdeset për shtëpinë. Ato vizitojnë të sëmurët nëpër shtëpi dhe u ofrojnë ndihmën mjekësore, gjithashtu ndihmojnë edhe në kryerjen e hulumtimeve dhe kontrolleve të ndryshme në spital. Krahas kësaj ato kujdesen edhe për studentet dhe për motrat e sëmura.