Saturday, April 27, 2024

Gjakova

GJAKOVË

Motrat në Gjakovë erdhën më 19.09.1990. Shkaku i ardhjes së tyre ishte shkollimi i kandidateve. Që kandidatet të cilat shkolloheshin në Kosovë të mos banonin të shpërndara nëpër famulluia të ndryshme, u vendosën në Gjakovë ku motrave u ishte ofruar falas shtëpia e z. Rrok Mirditës. Me rritjen e numrit të kandidateve dhe me dëshirën e motrave që në Kosovë të kishim një shtëpi tonën, në vitin 1995 u ble një terren prej 110 m2 me një shtëpi përdhese të vjetër në vet qendrën e qytetit, afër kishës së shën Pjetrit e shën Palit dhe të kuvendit françeskan. Këtu motrat dhe kandidatet banuan deri në vitin 1997. Pasiqë në këtë shtëpi nuk mund të jetohej më për shkak të shkatërrimit, guardiani i athershëm fra Ilija Kovačević ua lëshoi në përdorim kuvendin e vjetër françeskan deri në vitin 1990.

Pas luftës mungesa e mjeteve financiare dhe përhapja e veprimtarisë në Shqipëri, bënë që në Gjakovë të mos ndërmerret asgjë. Vetëm në vitin 2008-2009 u kërkua dhe u fitua leja nga Gjeneralati dhe ipeshkëvi vendas mons. Dodë Gjergjit, për ndërtimin e një shtëpie të re, kurse më 1.07.2010 u zhvillua bekimi i gurëthemelit. Në vitin 2015 shtëpia u përfundua dhe u bekua më 10.08.2015. Në këtë vend u themelua bashkësia e re me katër motra dhe u hap kopshti për fëmijë.