Saturday, April 27, 2024

Pjetërshani

PJETËRSHANI

Kisha e Shën Jozefit Punëtor i përket dekanatit të Gjakovës.

Gjatë vitit 2002-2003  Motrat Françeskane të Zojës së Papërlyer kanë ardhur për shërbime pastorale nga famullia e Novosellës, kurse pranimi zyrtar i motrave në famullinë e Pjetërshanit u bë me datën 08.09.2003. Motrat punojnë në famullinë e Pjetërshanit dhe banojnë në shtëpinë e famullisë dhe kryejnë këto shërbime: Katekizmi, udhëheqja e korit, mirëmbajtja e kishës dhe mjediseve.

Gjithashtu  motrat bëjnë edhe vizita tek të sëmurët, kujdesen dhe ndihmojnë të varfërit si dhe merren me aktivitete të tjera me grupmosha të ndryshme.