Saturday, April 27, 2024

Aarau

AARAU – ZVICER

Pas lutjes së misionarit don Mikel Sopit e më vonë don Pren Kolës që motrat tona të punojnë në Misionin Shqiptar në Aarau dhe pas një pritjeje shumëvjeçare, dy motra fillojnë veprimtarinë e tyre në këtë vend më 1.07.2014. Besimtarët me gëzim i pritën motrat dhe ua lehtësuan fillimin e veprimtarisë me mbështetje dhe ndihmë. Për shkak të procedurave të punësimit nëpër misione në Zvicërr, për momentin vetëm njëra motër ka fituar vizë pune.

Në mision motrat udhëheqin korin kishtar, mbajnë mësim besimi me fëmijë dhe të rinjë, organizojnë aktivitete të ndryshme me karakter fetar dhe kulturor.