Saturday, April 27, 2024

Ulqini

DEKANATI I ULQINIT

Motrat e kanë filluar veprimtarinë e tyre në Dekanatin e Ulqinit më 10.10.2008. Shërbimi që bëjnë motrat përfshin disa famulli: shën Gjergjin, Klleznën, Ulqinin, Braticën, Kollomzën dhe Shtojin.

Motrat merren me katekizëm, udhëheqin këndimin liturgjik, kujdesen për ambjentet kishtare. Gjithashtu janë të kyçura edhe në pastoralin e të rinjve dhe të të rriturve. Tani motrat banojnë në një shtëpi private në qytetin e Ulqinit.