Saturday, April 27, 2024

Stuttgart

STUTTGART – GJERMANI

Misioni Katolik Shqiptar në Stuttgart u themelua në vitin 1984 dhe iu besua kujdesit të Françeskanëve të Provincës Bosna Srebrena. Me ftesën e misionarit të parë, P. Hil Kabashit, ofm, më 25.11.1989 motrat e para filluan misionin në Gjermani. Ato merreshin me  katekizëm, animim të liturgjisë dhe vizita të sëmurëve dhe familjeve, jo vetëm në Stuttgart, por edhe në qendrat e tjera nëpër Gjermani dhe në Zvicër (deri në vitin 1992). Një rast i përshtatshëm për të qenë më pranë besimtarëve ishte bekimi i shtëpive. Gjithashtu organizojnë fëmijët për festimin sa më bukur të festave tradicionale.

Sot Misioni Katolik Shqiptar me seli në Stuttgart kujdeset për rreth 12.000 besimtarë të shpërndarë nëpër pjesën më të madhe të Gjermanisë.

Shpesh marrin pjesë në liturgjitë e përbashkëta me besimtarët gjermanë si dhe me ata të kombësive të tjera. Pasiqë besimtarët jetojnë nëpër qytete të largëta, motrat duhet të udhëtojnë gjatë dhe mundohen të jenë gjithmonë në shërbim të besimtarëve edhe me ndihmën e mjeteve të komunikimit masiv.