Friday, April 26, 2024

Velezha

VELEZHA

Në famullinë e Velezhës motrat tona veprojnë që nga viti 1969. Në famulli erdhën me ftesën e famullitarit të atëhershëm don Damjan Kurtit. Që nga ardhja e tyre motrat kujdesen për mirëmbajtjen e kishës, udhëheqin amvisërinë, mbajnë mësim besimi, udhëheqin këndimin liturgjik, u ndihmojnë të moshuarve dhe të sëmurëve duke u dhënë serume nëpër shtëpitë e tyre. Më vonë një motër u punësua në ambulantën e fshatit si infermiere e të tjerat merreshin me amvisëri dhe pastoral e kjo vazhdon deri më sot.

Përkushtimi i motrave të cilat janë të gatshme për çdo sakrificë dhe vetmohim, kontriboi në rritjen e jetës fetare në famulli e këtë e dëshmon edhe numri i madh i thirrjeve të kushtuara në këtë vend.