Konkursi, garë, por përsëri miq
Sipas planifikimit të Drejtorisë së shkollës, në muajin prill u zhvilluan konkurse me nxënësit e klasës së III, IV dhe të V përkatësisht në lëndët Dituri natyre, Pikturë dhe Vendlindje. Kjo nismë u bë për t’i nxitur nxënësit për të punuar më shumë si dhe për të evidentuar përkushtimin dhe këmbënguljen e nxënësve për të arritur rezultate në mësime. U formua juria për vlerësim dhe në fund për nxënësit fitues u shpërndanë certifikata dhe dhurata simbolike.