Kushtet e Përjetshme
HYJI IM, GJITHÇKA E IMJA!
Me 27. 08. 2017, në katedralen e Lezhës, gjatë Meshës së orës 9:00, M. Mikela Preka dhe M. Fatmira Matoshi bënë kushtimin e përjetshëm Zotit. Gjatë këtij kremtimi solemn, të udhëhequr nga Mons. Ottavio Vitale, në bashkëkremtim me meshtarë, në praninë e një numri të madh të motrave, si dhe me praninë e popullit të Hyjit, motrat ia ofruan lirisht, përgjithmonë jetën e tyre Hyjit.
Urime Motra!
Qofshi dëshmi e gjallë e Dashurisë së Mëshirshme të Hyjit për të gjithë ata që takoni në të përditshmen tuaj!