Saturday, November 23, 2024
Aktivitete

Jubileu i artë i kushteve rregulltare

Më 29 mars 2018, 4 motra të Provincës sonë, m. Josipa Lovrić, m. Maria Magdalena Tomić, m. Maksimiliana Šuman dhe m. Martina Gojčič, festuan 50-vjetorin e kushteve rregulltare. Ky përvjetor u festua në kuvendin tonë në Dobrotë. Kremtimin eukaristik në ora 10:00 në kishën famullitare të Shën Stasia, e udhëhoqi famullitari vendas Don Pavle Medač. Në këtë festë mori pjesë eprorja provinciale m. Lidia Kqira si dhe motrat që në ditët e mëparshme kishin bërë ushtrimet shpirtërore, pastaj motrat e bashkësisë së Dobrotës dhe motrat që kishin erdhur për këtë rast.

Pas kremtimit të Eukaristisë, u mblodhëm rreth tryezës së përbashkët motërore dhe festimi vazhdoi në atmosferën e këndshme të të gjithë të pranishmëve.

Në fjalën e saj të rastit m. Lidia e falënderoi Hyjin për dhuratën e jetës së motrave që po shënonin përvjetorin e artë dhe për të gjitha të mirat që ai i dhuroi Provincës përmes punës së tyre.