Saturday, November 23, 2024
Aktivitete

Kapitulli Provincial

Këtë vit nga data 17-22 qershor në Shkodër u mbajt Kapitulli Provincial  XVIII me radhë si dhe i treti me radhë që mbahet në Shqipëri.

Në kapitull morën pjesë gjeneralja jonë m. Petra Rosenberger me zëvendësen m.Anna Rauter, dy këshilltaret tona gjenerale m.Kristjana Thaqi dhe m.Loreta Lekaj, motrat pjesëmarrëse nga detyra si dhe 26 motrat delegate dhe 3 motra eprore. Kapitulli filloi me një ditë tërheqje shpirtërore dhe me Meshën e Shenjtë në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, ku shtegtuam  për t’i kërkuar Zojës që të na përcjellë me këshillat e veta amënore për ta zbuluar vullnetin e Zotit dhe që të mund ta rizbulojmë gëzimin dhe lirinë e shërbimit në frymën françeskane.

Gjatë këtyre ditëve patëm fatin të na predikonin e të udhëhiqnin Meshën presona të ndryshëm si: Nunci apostolik Charles John Brown, Arqipeshkvi i Tivarit mons. Rrok Gjonlleshaj e meshtarë të tjerë. Hapja e punimeve të Kapitullit Provincial u bë solemnisht me Meshën e Shenjtë dhe me bekimin e arqipeshkvit të Shkodrës, Mons. Angelo Massafra. Gjatë kapitullit u zgjodh  edhe Provincialja jonë e re, m. Lidia Kqira, e cila u rizgjodh për të dytën herë si dhe zavendësja m.Maria Nua dhe këshilltarët m.Irena Prendrecaj, dhe dy këshilltare e reja m.Hana Rushaj dhe m.Mira Bašić.

Urime Udhëheqësisë Provinciale  në detyrën e tyre!

Zoti na e dhuroftë hirin që të mund ta rizbulojmë përditë gëzimin dhe lirinë e shërbimit në frymën françeskane.Faleminderit për lutjet tuaja dhe le të vazhdojmë të lutemi për njëri-tjetrin!