Ti je një dhuratë për mua!
Për të dhuruar, duhet të pranojmë dhuratat që Zoti herë pas here, nëpërmjet Personave të ndryshëm dhe mënyrave të ndryshme na i jep.
Edhe stafi i shkollës tonë, “Atë Shtjefën Gjeçovi” – Lezhë, ka filluar me 27/08/2018 trajnimin me prof. Francesco Delpini dhe do vazhdojë edhe me prof. Maria Petitti deri më 01/09/2018.
Tema e këtij seminari është ”Ti je një dhuratë për mua!”
Nëpërmjet pyetjeve reflektuese dhe bashkëndarjes së mendimeve dhe eksperiencave po vetëdijësohemi për vetveten dhe për tjetrin se para së gjithash jemi një krijesë e mrekullueshme e Zotit dhe kjo zgjon mahnitjen përballë Tjetrit dhe gjithçkaje që na rrethon.
Kjo është pikënisja për një edukim të shëndoshë më vlera të Krishtera.
Bëftë Zoti që secili prej nesh; Mësues, Fëmijë dhe Prindër, të sodisë, të mahnitet dhe të jetojë në praninë e Zotit!