“Fillimi i mbarë është gjysma e punës! – thotë fjala e urtë”
Vërtet kur fillon mbarë ke vullnet për të vazhduar, e çfarë nuk fillon mbarë kur fillon në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt?
Edhe ne e kemi filluar këtë vit akademik 2018-2019 në emër të Zotit dhe e kemi filluar mbarë duke konsideruar nxënësit, mësuesit, bashkëpunëtorët e mbi të gjitha ne motrat njëra-tjetrën si një dhuratë prej Atit.
Këtë vit e kemi filluar me një program të thjeshtë që ka nisur me himnin e flamurit, ka vazhduar me fjalimin e m. Judita dhe me një interpretim të nxënësve që kishte si mesazh se gjthçka është dhuratë. Nxënësve të klasave të para u kemi dhuruar nga një tullumbac (rozë ose blu) dhe bashkë më prindërit kanë hyrë në oborrin e brenshëm të shkollës, pranë statujës së Virgjërës Mari, dhe kanë lëshuar tullumbacet të cilët kanë shkuar drejt qiellit, drejt atdheut tonë të ardhshëm.
Janë një dhuratë për ne 400 nxënës të shkollës dhe 80 fëmijë të kopshtit që çdo ditë shkëmbejmë me ta dhe prindërit e tyre të përditshmen, vendin ku Zoti është i pranishëm dhe vepron.
Ai e din të ardhmen e këtyre familjeve dhe të secilit prej nesh, Ai na ndihmoftë që të dimë tiu dhurojmë çfarë Ai dëshiron! Amen!