Hapja e shtëpisë së parë në Itali
Dy motrat tona nga bashkësia e Hotit të Ri, m. Maria Nua dhe m. Serafina Peraj në fillim të shtatorit hapën shtëpinë e parë në një vend të vogël 12 km larg Asizit që quhet Collombela. Motrat atje bashkëpunojnë me një meshtar kosovar Don Engjell Pitaqi që është famullitar i atij vendi por edhe përgjegjës nga ana shtetërore për Kopshtin e fëmijeve ku kanë filluar të punojnë motrat tona.
Kopshti është i vjetër 101 vite sepse aty përpara kishin punuar Motrat Apostulle por pasi që ato ishin të moshuara u tërhoqen, punën dhe veprimtarinë në Kopsht e morën motrat tona.
Ju urojmë bekimin e Zotit në këtë vepër të re!