Vizita Baritore e Ipeshkëvit Mons. Ottavio Vitale
Motoja e Nënës Franciska është një frymëzim dhe nxitje e të përditshmes sonë:
“Të jemi të gatshme aty ku Kisha ka nevojë!”
Brenda Kishës dhe në përgjigje të nevojave të Kishës, vazhdojmë misionin e edukimit në Shkollën “Atë Shtjefën Gjecovi” – Lezhë. Dhe në këtë shkollë ditën e enjte më 24/01/2019: Motrat, Stafin Nxënësit dhe gjithë veprimtarinë tonë e vizitoi Bariu i Kishës Dioqezane Lezhë Mons. Ottavio Vitale.
Në fjalën e tij përpara stafit ndër të tjera theksoi rëndësinë e formimit dhe edukimit të gjeneratave që do ta ndërtojnë vendin tonë. Bashkëndau me ne faktin se sa herë që kalon këndej e jep bekimin për këtë shkollë. Kjo është ajo çfarë duam dhe për çfarë kemi nevojë. Na e dha bekimin dhe vazhdoi vizitën nëpër klasa. Pastaj bashkëndau me ne Motrat drekën, një takim vëllazëror ku biseduam per marrëdhëniet në Kishë, punën tonë, për angazhimet dhe e përmbyllëm ditën me kremtimin e Meshës së Shenjtë që është burimi, ushqimi dhe forca e jetës tonë.
Falenderojmë Zotin!