Takim lutjeje i të rinjëve nga famullia e Katedrales - Shkodër
Shtëpia e motrave tona në Shkodër është një qendër polivalente ku mirëpresim grupe të ndryshme për takime. Këtë radhë ishin në një takim lutjeje e adhurimi të rinjtë e famullisë së katedrales, së bashku me famullitarin Don Vlash Palaj dhe ndihmësin Don Gasper Kolaj.
Takimin e filluan me një meditim, pastaj vazhduan me lutje personale dhe adhurim me të Shenjtërueshmin Sakrament dhe kishin mundësi për rrëfime. Nuk munguan as momentet e argëtimit në këtë ditë sepse pas takimit me Zotin ato realizuan dhe lojëra në sallën e sportit që është brenda qendrës, duke u argëtuar kështu edhe me njëri – tjetrin. Vërtetë ishte një ditë shumë e bukur për ta dhe një eksperiencë takimi e veçantë me vetveten e me Zotin, në heshtje e në bashkëndarje vëllazërore.
I falenderojmë përzemersisht që kanë zgjedhur bashkësinë tonë për këto momente lutjeje e takimi me Zotin, ju premtojmë lutjet tona!