Friday, November 22, 2024
Aktivitete

Mirë se erdhët në mesin tonë!

Njëherë në një takim Ministri i Çështjeve Sociale të Indisë, takoi Nënë Terezën dhe i tha: Unë dhe ti e bëjmë të njëjtën punë, por me një ndryshim. Unë e bëj për diçka e ti e bën për Dikënd. Siç e dimë më 11 shkurt të çdo viti festohet Zoja e Lurdit dhe Kisha e organizon në mënyrë me të veçantë këtë ditë duke iu kushtuar më shumë vëmendje të sëmurëve. Kudo ka meshë për këta persona por edhe ndërmerren  iniciativa të ndryshme në formë lutjeje, vizite apo përkrahjeje. Afër bashkësisë sonë  në Shkodër është edhe bashkësia e Motrave të Bamirësisë, domethënë Motrave të Nënë Terezës që jetojnë e u shërbejnë më se 50 të sëmurëve. Me këtë shpirt solidariteti, menduam që edhe ne të bëjmë diçka për ta, duke i ftuar për drekë ata që mund të lëviznin dhe pjesës tjetër ua dërguam në shtëpinë e tyre. Ato erdhën dhe u ndien shumë mirë pasi kanë nevojë të kalojnë një ditë ndryshe të dashur e të vlerësuar. Meqë moti ishte i mirë patën mundësi të argëtohen në ambjentet dhe hapësirat e bashkësisë. Faleminderit për praninë tuaj se kjo vizitë na jep shumë mesazhe për jetë.