Thursday, November 21, 2024
Aktivitete

Vështirësitë vijnë por Zoti jep edhe Hirin për ti përballuar

“Gjithcka mundem me ndihmën e Atij që më jep forcën!”

 Vështirësitë vijnë por Zoti jep edhe Hirin për ti përballuar.

Jemi drejt përfundimit të vitit shkollor 2020-2021 dhe në nivel global ka qënë një vit shumë i vështirë. Të gjithë e dimë paqartësinë e pasigurinë që kemi patut nga kjo kohë por provania e Zotit dhe dhurata e Fesë e bëri të mundur këtë vit kaq të mrekullueshëm në shkollën tonë, Atë Shtjefën Gjecovi-Lezhë.

Mësimi është zhvilluar ne ambjentet e shkollës duke krijuar mundësitë për të zbatuar protokollet e shëndetësië përsa u përket masave anticovid. Infektimet në anëtarët e kësaj shkolle kanë qënë shumë të rralla dhe me simptoma të lehta. Ky realitet na ka mundësuar që jo vetëm të zhvillojmë mësimin normal por edhe të zhvillojmë shumë aktivitete sensibilizuese në kuadër të projektit të vullnetarizmit.

Ndoshta kjo kohë pandemie na ka ndihmuar ose do të na ndihmojë të gjithëve që të kuptojmë se ajo që vlen mbi të gjitha është JETA dhe kjo e jetuar me dashuri. Kështu nxënësit e shkollës me talentet e tyre kanë dhuruar dashuri për Gjyshet dhe Nënat duke i ftuar në shkollën tonë, kanë shprehur mirënjohnjen ndaj stafit Mjeksor tek Spitali Rajonal dhe tek Materniteti – Lezhë, kanë dhuruar plot dashuri tek fëmijët me aftësi ndryshe, kanë ofruar punimet e tyre artistike në ekspozitën në sheshin e qytetit për të ndihmuar Rebekën që është e paralizuar. Gjëra të vogla me dashuri të madhe.

E gjithë kjo punë e ndjekur nga një staf që është shumë i përkushtuar e në këtë kohë tepër i ngarkuar por që kurrë nuk ankohet. Ky staf na falenderon ne Motrat për dëshminë por edhe secili anëtar i këtij stafi për ne është një dëshmi se janë pjesë e misionit të Kongregatës tonë.

 “E Atij që në sajë të fuqisë që vepron në ne mund të bëjë shumë më tepër se ne mund të kërkojmë ose edhe mund të mendojmë, Atij i qoftë lavdia në Kishë e në Jezu Krishtin në të gjitha breznitë e jetës së jetëve. Amen!” (Ef,3. 20-21)