Koncerti solemn i Krishtlindjes
Në Cetinje, më 22. 12. 2022. në kishën e shën Andout, u mbajt koncerti solemn i Krishtlindjes nga kori i perzier i Akademisë muzikore, nën drejtimin e dirigjentes Aleksandra Knežević, në praninë e Motrave Françeskane dhe të një numri të bukur të qytetarëve të Cetinjes.
Ky koncert ishte një kontribut në hyrjen e kremtimit të Krishtlindjes. Me këtë rast, eprorja Provinciale, m. Ollga Dulaj i përshendeti të gjithë tē pranishmit dhe i falenderoi ata për praninë e tyre. Ajo falenderoi në menyrë të veçantë korin e Akademisë muzikore dhe drejtuesit e tij që zgjodhën pikërisht kishën e shna Ndout dhe motrat Françeskane për të mbajtur këtë koncert kaq madhështor dhe me përmbajtje domethënëse për të gjithë ne.
M. Ollga uroi të gjithë që Jezu Krishti, Shëlbuesi ynë, i cili lindi për ne, të jetë qendra e jetës sonë. Ai është Fjala e Amshuar me të cilën Ati i foli njerëzimit dhe gjithçka pati pë t’i thënë, i tha në Birin e vet Jezu Krishtin. Ajo ua uroi Krishtlindjen të gjithëve, edhe pse siç u shpreh, dikush feston me herët e dikush më vonë.