Saturday, November 23, 2024
Aktivitete

20-Vjetori i hapjes së Kopshtit të fëmijëve - Kallmet

Për një komunitet më të gjerë me datë 5 tetor 2017, festuam së bashku 20-vjetorin e hapjes së Kopshtit të fëmijëve. Kopshti u hap në vitin 1997. Drejtuesja e parë m. Marjanë Merdita dhe edukatoret e para ishin m. Darka Zimaj dhe m. Ardiana Marku. Në fjalën përshëndetëse m. Lirie Nilaj, theksoi se hapja e kopshtit u frymëzua nga karizma e themelueses sonë Franciska Antonia Lampel që ia kushtoi jetën edukimit të vajzave të varfëra. Në lidhje me edukimin tha: Të jemi për fëmijët nëna, edukatore dhe mësuese. Profetja jonë e kuptoi se të edukosh një vajzë sot, nesër kjo do të jetë një nënë e mirë, një familje e mirë. Edhe pse të reja në moshë këto motra lanë gjurmë të pashlyera në zemrat e vogëlushëve. Ishin të ftuar drejtueset e para, edukatoret që edukuan gjatë 20 viteve, administratori dhe përfaqësues të njësisë së komunës Kallmet, drejtori i Shkollës së Mesme Kallmet, punonjës të qendrës shëndetsore, të gjithë ishfëmijët që u edukuan në kopshtin tonë. Pasi u bë përshëndetja e rastit, ”Për shumë vjet bashkë”, me powerpoint u shfaqën në imazhe fotot e fëmijëve,  veprimtaritë dhe arritjet gjatë viteve. Të gjithë të rinjtë patën mundësi të kujtojnë moshën e fëmijërisë me anë të slajdeve dhe të takojnë shokët dhe edukatoret e tyre. Më pas u shfaq një program i bukur nga nxënësit e shkollës, ku shkëlqyen, interpretimet në drama (roli i Nënë Terezes) ngjyrat, muzika, vallet tradicionale me veshjet kombëtare. Pas programit, festa vazhdoi në oborrin e shkollës me ushqime të shijshme, të gatuara e të sjella nga nënat e të gjithë fëmijëve. Shkolla ofroi pije freskuese dhe gatishmëri në teknikën e muzikës për disa orë. Komunikuam me prindër, të rinj dhe jetuam një ditë ”të madhe” së bashku. Në rrjetet e komunikimit u shprehën shumë falënderime e ndanë emocione të veçanta.

FALEMINDERIT KALLMET, RRABOSHTË E MËRQI!