Formimi permanent i klerit - Shkodër
Me dt.26.11.2018 në Hot të Ri u mbajt takimi i klerit të Shkodrës. Ditën e filluan me lutjen e Orës së Mesme, pastaj vazhduan me ligjeratën e përgatitur nga Fra Flavio Cavallini mbi temën Katekeza dhe si ajo duhet të zhvillohet sot, dhe e mbyllen me drekën e përbashkët. Të pranishëm në këtë takim ishin 20 meshtarë, dioqezan e rregulltarë. I falenderojmë meshtarët që kanë zgjedhur bashkësinë e motrave tona për të mbajtur këtë takim, ju premtojmë lutjet tona!