Saturday, November 23, 2024
Aktivitete

Seminar me temë: Jetësimi i kushteve rregulltare në ecjen tonë të përbashkët-reflektim në dritën e Kushtetutës

Më 19.01.2019 në Hot të Ri u mbajt seminari me temë: Jetësimi i kushteve rregulltare në ecjen tonë të përbashkët-reflektim në dritën e Kushtetutës.

Temën e mbajti m. Ollga Dulaj. Morën pjesë 35 motra nga bashkësi të ndryshme të Shqipërisë si dhe të  Malit të Zi.

Motra na ftoi të reflektojmë edhe një herë mbi misionin e përbashkët të jetës, që është Hyji, ku nëpërmjet jetës dhe thirrjes jemi në udhëtim drejt qëllimit. Ky udhëtim ndodh në Kishë, në bashkësinë rregulltare pikërisht ndër Motrat Françeskane të Zojës së Papërlyer.

Mirëpo gjatë udhëtimit nganjëherë duhet të ndalemi dhe të pyesim veten: “QUO VADIS”?

Pikërisht sot ndalemi dhe shqyrtojmë nën dritën e Ungjillit. Shtjellimi i formulës së kushtimit është zemra dhe motivi i këtij vetëdijësimi.

 Ja formula e kushtimit tonë:

Duke u mbështetur në ndihmën e Zotit, unë motra… N.N kushtohem para kësaj bashkësie dhe para eprores gjenerale, nënës N.N se përgjithmonë do të jetoj në pastërti, varfëri dhe dëgjesë, sipas Rregullës së Urdhrit të Tretë të Shën Françeskut dhe sipas Kushtetutës së Zojës së Papërlyer. Krejtësisht i kushtohem Zotit në këtë bashkësi. Veprimi i Shpirtit Shenjt, ndërmjetësimi i Virgjëres Mari, atit tonë Shën Franceskut dhe të gjithë shenjtërve si dhe ndihma e motrave, më bëjnë të besoj se do të mund të jetoj sipas Ungjillit dhe do të mund ta realizoj kushtimin tim.

Ky kushtim bazohet në fe dhe personi pranon se është krijesë e kufizuar. Personi përmend emrin personal. Në Bibël ka kuptim e domethënie të vecantë dhe që përcakton të menduarit, ndjenjat dhe zemrën .

Dorëzimi në duart e Zotit bëhet nëpërmjet kushteve të pastërtisë, varfërisë dhe dëgjesës. Rregulltarja në vetvete mbart  “thërmija hyjnore”, dmth është e gjithpushtetshme.  Ajo mundet shumë, mundet gjithçka. Për këtë është e dobishme që të vetëdijësohemi për dhuratat që mbartim në vetvete dhe me liri e përgjegjësi t’i vëmë në shërbim të bashkësisë.  Pasi u shpjegua çdo pjesë e formulës, në fund motra rikujtoi se kushtimi ynë bazohet në modelin e Marisë. Zemra e virgjër i përket Zotit, në të cilin gjen lirinë në dëgjesë dhe hapet krejtësisht në varfëri. Bashkësitë rregulltare janë të thirrura që të jenë ambiente në të cilat rregulltaret do t’i japin zemër njëra-tjetrës në momente dyshimi, në momete të ligështisë të falin kur gabon, por edhe të thuhet e vërteta kur dikush ka tundime të ketë bindje e kërkesa për vetveten. Bashkësia është vendi i realizimit të thirrjes, për këtë duhet ta harmonizojmë jetën tonë në bashkësi sipas masës së Eukaristisë,  në frymën e larjes së këmbëve, d.m.th të konkretizojmë dashurinë sipas Konstitucioneve Françeskane të  Zojës së Papërlyer aty ku na thërret bashkësia e Kisha.

CETINJE

 

DOBROTË