Köln
KÖLN – GJERMANI
Prej 1 shkurtit të vitit 2019, në Köln – Gjermani, u hap filiala e re ku veprojnë dy nga motrat tona: m. Bore Marki dhe m. Renata Rapi. Motrat shërbejnë në Misionin Katolik Kroat. Aktivitetet e motrave përfshijnë punën baritore dhe punën në sekretari.
Misioni Katolik Kroat me seli në Köln numëron rreth 10.000 besimtarë që mblidhen rreth pesë qendrave baritore: Köln, Leverkusen, Bergheim, Bonn dhe Bilstein ku çdo të diel kremtohet mesha shenjte ndërsa gjatë javës sipas orarit zhvillohen aktivitetet tjera pastorale. Motrat mbajnë mësim besimi, udhëheqin korin e kishës dhe ngadalë janë duke u kyçur edhe në aktivitetet tjera.