Friday, November 22, 2024
Aktivitete

Falënderim

Motër Pashke Paluca punon si infermiere në Fakultetin e Stomatologjisë, që nga Marsi i vitit 1990. Ky është një institucion arsimor shëndetësor që përfshinë punën me studentët e stomatologjisë, në mënyrë që infermierja i ndihmon ata në ushtrimet studentore dhe bënë shënime rreth tyre.

Pjesa e dytë është ajo klinike, pra puna me pacientët (ndihmon mjekun, kujdeset për mjetet dhe udhëheq administratën). Motër Pashkja shkëlqeu veçanërisht në punën e saj me të verbrit dhe në botimin e një manuali edukativ rreth punës me ta. Prandaj, në vitin 2018. u shpërblye me lëvdatë. Meqenëse këtë vit kemi punuar në kushte shumë të vështira për shkak të epidemisë të COVID 19, në ditën e infermierisë, më 12 maj 2020, ajo mori një mirënjohje për punën e saj të përkushtuar dhe të përgjegjshme në Qendrën Spitalore Klinike – Zagreb.