Saturday, November 23, 2024

Hot i Ri

HOT I RI

Që nga viti 1995 motrat nga Shkodra kanë ardhur në Hot të Ri për katekizëm dhe Liturgjinë e Shenjtë. Duke qenë se ato udhëtonin për këto shërbime, besimtarët u dhuruan tokë për ndërtimin e shtëpisë.  Me 01.09.2001 u bë bekimi i  shtëpisë së re. Motrat, me të ardhur  në Hot të Ri, u kyçën në mënyrë më aktive në pastoralin e famullisë, duke i përgatitur fëmijët në formim shpirtëror dhe në marrjen e sakramenteve, takime formuese me të rinjtë,  adhurim e lutje me nënat, vizita tek të sëmurët, udhëheqjen e korit. Çdo vit motrat organizojnë kampe verore me fëmijët, ku së bashku me të rinjtë e fshatit, bashkëorganizojnë dhe animojnë  çdo aktivitet.  Motrat gjithashtu janë një mbështetje e madhe për gratë dhe vajzat e fshatit për jetën shpirtërore e familjare. Motrat kanë mbajtur edhe kurse të kuzhinës dhe të rrobaqepësisë duke u ardhur në ndihmë vajzave dhe grave të fshatit. Krahas këtyre veprimtarive, duke dashur që të përfshijnë edhe më të vegjlit, motrat hapën kopshtin e fëmijëve, të cilit i dhanë emrin “Nëna Franciska”. Që me ardhjen e motrave në Hot kjo shtëpi shërben edhe si shtëpi formimi për novicet.