Thursday, November 21, 2024

Dobrota

DOBROTA

Bashkësia jonë në Dobrotë ekziston që nga 1 tetori 1954. Pasi motrat në Cetinë banonin në një banesë të  ngushtë të spitalit, lindi nevoja për hapjen e një bashkësie të re.

Për hapjen e bashkësisë së re ka meritë administratori i ipeshkvisë së Kotorit mons. Gracija Ivanović. Për shkak të rritjes së numrit të motrave, në vitin 1969 u ndërtua edhe një shtëpi në të cilën edhe sot mbahen ushtrimet shpirtërore për të gjitha motrat e Provincës, festimet rregulltare, Kapitujt provincialë dhe takimet e motrave.

Tërmeti i vitit 1979  që përfshiu Bokën e Kotorit i dëmtoi të dy shtëpitë. Në atë kohë ishin 15 motra dhe 12 kandidate. Në vitin 1981, me ndihmën e Caritas-it të Zvicrës, kredive shtetërore dhe ndihmave të bamirësve, u rindërtua shtëpia.

Motrat e bashkësisë së Dobrotës që nga 3.05.1956 punojnë në spitalin psikiatrik në Dobrotë. Përveç punës së përditshme në spital me të sëmurët, motrat organizojnë dhe udhëheqin edhe terapinë e punës. Gjithashtu motrat që nga fillimi bëjnë shërbime mjeksore në familje.

Edhe pse drejtpërdrejt nuk janë të punësuara në pastoral, bashkësia e motrave, sipas mundësisë i ndihmon famullitarët për nevoja të ndryshme kishtare: përgatitja e fëmijëve për sakramente, animojnë liturgjinë. Që nga fillimi shtëpia e Dobrotës ka shërbyer si shtëpi formimi për të rejat. Gjithashtu, shtëpia ishte e paraparë edhe për kujdesin e motrave dhe të meshtarëve të moshuar apo të sëmurë. Në vitin 1990 motrat e fituan dhuratë një shtëpi në Ljutë, e cila më vonë u rinovua dhe u bekua në vitin 2011. Kjo shtëpi është e destinuar për pushues.