8 Marsi - Hot i Ri
Në bashkësinë e Hotit të Ri u realizua edhe dita e 8 Marsit me disa momente lutjeje takimi, feste me gruan-nënën e cila e “përkund ardhmërinë e një jete-një populli”.
Ishte një ditë e veçantë për të gjitha gratë – nënat e kësaj famullie, ku patën mundësinë që nëpërmjet lutjes, takimit, festës, te shohim se gruaja-nëna është një oqean i pafund lutjeje, dashurie që përkëdhel pa pra gëzimin e një jete e që është krijesa më e bukur e Atit që arrin të dojë më shumë se vetën, që di të japë pa pritur që të marrë.