Sunday, May 19, 2024
Aktivitete

Llapushnik - Bishtazhin

Me 30 ishim në shtegtim në Llapushnik me ftesë të don Meritonit përgjegjës për atë Kishë dhe atë vend. Të gjithë së bashku  ishim dy autobusa dhe shumë kishin ardhur me vetura për t’ i dhënë mbeshttje kësaj bashkësie të vogël të Llapushnikut dhe për të bashkëndarë gëzimin e ndërtimit të kësaj kishe dhe famullisë së re. Pas meshës të rinjtë e kësaj famullie kishin përgatitur një koktej dhe në këtë koktej ju bashkangjitem edhe ne me ushqime që kishin përgatitur besimtarët tanë nga Bishtazhini. Ishte një pasdite e mirë që e kaluam së bashku. Falenderojmë Zotin.