Friday, November 22, 2024
Aktivitete

MOTRAT NË KRŠKO MORËN MIRËNJOHJE PËR PRANINË E TYRE NË KËTË QYTET

Bashkia jonë e Krškos feston ditën e saj më 15 qershor. Pë çdo vit, ajo me këtë rast shpërndan mirënjohje dhe lëvdata. Këtë vit, bashkia ndau një mirënjohje të veçantë edhe bashkësisë tonë me rastin e 50 vjetorit të pranisë tonë në Krško, në Resa. Me sugjerimin e fqinjit tonë dhe anëtarit të bordit, z. Ivan Učanjšek, i cili prezantoi veprimtarinë e motrave dhe rëndësinë e tyre gjatë 50 viteve, mirënjohja iu nda nga Kryetari i Këshillit Bashkiak të Krškos mag. Nataša Šerbec.

Me këtë rast, në media u prezantua bashkësia jonë e Motrave françeskane të Zojës së Papërlyee Françeskan, si dhe ardhja e motrave të para në Resa, m. Benjamina Ašič, motra e meshtarit të famshëm nga Stična, Simon Ašič, dhe m. Bernardeta Pečnik. Më vonë, motrat tjera sllovene u kthyen nga Mali i Zi, ku ato punuan në spitale deri në pensionimin e tyre, të cilat më pas u ndjeken nga motrat shqiptare dhe kroate, kështu që ne jemi akoma një bashkësi shumëkombëshe. Ne përpiqemi t’u dëshmojmë njerëzve se Zoti na ka zgjedhur për të përhapur dashurinë e tij në botë, që përmes nesh Ai vepron si Ai që i do të gjithë njerëzit, veçanërisht më të margjinalizuarit nga shoqëria. Për 50 vite, motrat punuan rreth të sëmurëve, shkonin nëpër shtëpia dhe i ndihmonin, gjithashtu kujdeseshin për fëmijët, punonin në katekezë dhe ndihmonin kudo që ishte e nevojshme. Tani ato janë të gjitha të moshuara kështu që vetëm m. Emanuela është ende duke punuar në mënyrë aktive në shëndetësi, nga hospicia deri në projektet e ndryshme evropiane, ndërsa m. Maristela është e angazhuar në mënyrë aktive në famulli. Motrat gjithashtu marrin pjesë në bashkësinë Besimi dhe Drita (Vjera i svjetlo), e cila punon me fëmijët me aftësi të kufizuara dhe gjithashtu ndihmon edhe prindërit e tyre.

Ne kemi dashur këtë përvjetor të artë ta festojmë veçanërisht bukur, me falënderim së bashku me motrat e reja nga Shqipëria dhe Kosova, por – virusi korona e bëri këtë të pamundur!

Prandaj, le të jetë kjo mirënjohje e vogël falënderimi ynë Hyjit, i cili na ka përcjellur gjatë këtyre 50 viteve … Dhe motra, sapo të hapen rrugët përsëri – mirësevini tek ne në Krško!