Sunday, November 24, 2024
Aktivitete

Kohë të çuditshme...

Mars 2021

Shkruan: Mësuese Marte Lushej.

Shkolla Kallmet

Kohë të çuditshme…

Të më thonin para tetëmbëdhjetë vitesh për Virus… pandemi… botë në kaos për një Covid-19… ishte diçka absurde, por ja ndodh edhe kështu… E mbaj mend ketë shkollë në themele, gur-gur, punë e përkushtim pa kushte nga motra e donatorë të ndryshëm. Kujtoj me nostalgji nxënësit, mësuesit e kësaj shkolle, edukatorë, e kujdestar.

Punë kolosale… sot është një mrekulli në qendër të Kallmetit ‘’Perla’’ e Lezhës.

Të përmendesh emra është pak, për punën e palodhur shpeshherë nga mengjesi në darkë.

Por kjo e pranverës, vitit 2020 është sfidë e vertetë. Termet… panik, rregulla, frikë, ankth… dhe u desh dhe pandemia, karantina, mësimi kaloi online, fillimi mjaft i vështirë, frikë për të levizur, mjete të pakta për mësimin në formë të re, se përmbajtja është e njëjtë.

Situata të trishta, familje të pamundura për internetin, Zoom, duhej kohë të orentohemi.

Mësim nga mengjesi deri në orët e vona përdorimi i të gjitha opsioneve të mundshme.

Bllokime telefonash, komjuterash, dhe situata gazmore me video dhe foto të nxënësve.

Po ta përshkruaj me bukur, një emision televizor më humor, mësim, këngë e valle, gjimnastikë dhe lendët me radhë. Pyetje – përgjigje pa fund sa dhe naten mendimi ishte aty te mesimi i neserm… kaluan dite, jave, muaj me në fund një dritë e bardhë, fillon shkolla.

Rregulla të reja, afishime pafund, letra, protokolle, temperaturë, maska…

Gjeja me e çuditshme distancim social!

Në kohë të qeta bashkëpunimi në shkollë ishte parësor, socializimi ishte mënyra me e mirë e të ndjerit mirë në shkollë.

Tani distancë… s’ka punë në grup, vetem individualist. Me e dhimbshmja ‘’Nxënës që vijnë për t’i përqafuar…’’ dhe mua që më duhej t’u nxirrja dorën, pellembën ‘’Stop’’ si tabelë e policit të     trafikut, besomi ndjeja shtrengim e dhëmbje në zemër, sytë shpeshherë me mbusheshin me lot.

Por ditët kalojnë… përshtatemi të gjithë më të paimagjinueshmën e Covid-19, pozitiv, negativ, e çuditshme me parë të thoje ‘’pozitiv’’ ishte njeri me vlera, sot ‘’negativ’’ fjalë që vlen për moment…

Ditet kaluan, stinet me radhë në po presim lirinë nga një armik i padukshëm,  një vaksinë, normalizim, luftë e heshtur por shuuumëë dashuri, fëmijët janë ajri i jetës, dielli, janë ata që i japin jetë botës, Shpresë dhe Besim.

‘’Do të behët me mirë’’ PO e vetmja gjë që na motivon është Shpresa për ditë me të bukura, ku çdo gjë do t’i kthehet normalitetit, pa shprehjet ‘’distancë’’, ‘’temperaturë’’, ‘’maskë’’ ‘’dizenfektim’’, ‘’mos e prek’’, ‘’ rri me larg’’, ‘’ec nëpër shigjeta’’, ‘’rrezik’’, ‘’Mos e puth’’, ‘’ska përkdhelje’’, ‘’ jo puthje’’, ‘’pa përqafim’’, ‘’përshendetje me grusht’’,

Bërryl, këmbë hahaha.

E çuditshme apo jo?

Epo lë të shpresojmë se ditë më të mira do të vijnë: ku mësimi do të jetë mësim unë dhe nxënësit e mi përballë njeri-tjetrit duke bashkëpunuar, duke parë në sy e fytyrat e njëri- tjetrit.

Shprehjet e paqta e frymëzuese larg bankave në distancë.