Krishtlindje - Kallmet
Krishtlindja festohet në të gjithë botën dhe, megjithëse në secilin vend gjejmë zakone të ndryshme, në të gjitha vendet ajo ka një kuptim që lidhet me gëzimin dhe lumturinë, vogëlsinë dhe thjeshtesinë e Hyjit të bërë njeri.
Përveç se është një kohë festive, ajo shihet gjithashtu si një periudhë për të reflektuar në jetën tonë, pasi ajo ka një kuptim të rëndësishëm shpirtëror.
Shën Tereza e Jezusit fëmijë shkruan: “ Zoti i cili vjen e bëhet kaq i vogël është vetë Mëshira dhe Dashuria”
Shkolla “Shën Eufemia” në përgatitje të festës së lindjes së Jezusit mbajti një program reflektimi në Kishën e famullisë “Zemra e Krishtit” në Kallmet.
Në këtë festë na gezoi pa masë edhe prania e Ipeshkëvit Mons. Ottavio Vitale.
Me ndjenja gëzimi dhe falënderimi secilit i deshirojmë Gëzuar dhe Për shumë vjet Krishtlindjen!