Sunday, May 5, 2024
Aktivitete

Festa e Krishtlindjes – Gëzimi i të gjithëve

Atmosfera e Krishtlindjes në shkollën tonë është ndier që nga fillimi i muajit dhjetor me zbukurimet, stolisjen e çdo klase, ambjenteve të brendshme  si dhe muzikën e këndshme çdo mëngjes para fillimit të shkollës. Kulmi i saj u arrit me shfaqjen e programit festiv të Krishtlindjes që u shfaq tek Qendra Kulturore e Fëmijëve në Lezhë me përfaqësuesit e të të gjitha klasave të shkollës. Progrmai i larmishëm dhe i mirëpërgatitur nga mësuesja e muzikës, m. Anamarija,  me këngë, kërcime, pjesë teatrale e vvjersha, u duartrokit shpesh nga të pranishëm. Shkëlqyen edhe një herë talentet e shkollës sonë me përformancat e tyre. Ndër të tjera drejtoresha e shkollës m. Judita Marku  përshëndeti të ftuarit dhe të pranishmit. Ajo falënderoi të gjithë mësuesit për angazhimin, skenarin, përzgjedhjen e këngëve si dhe uniformën për këtë rast. Ishin të pranisshëm drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar për rajonin e veriut z. Hasan Muça ku në fjalën e rastit përshëndeti të pranishmit dhe bëri një koment të bukur për domethënien e Krishtlindjes. Po ashtu ishte edhe znj. Antoneta Suta, drejtoreshë e Arsimit Rajonal. Ndërsa provincialja jonë m. Ollga Dulaj ndër të tjera u shpreh me fjalët e papa Françeskut se shkolla nuk duhet të jetë vetëm institucion, por edhe bashkësi. Pra shkolla dhe familja janë si një bashkësi. Uroi që Krishtlindja na sjelltë paqë, gëzim e bekim  si dhe dhuratën e dashurisë që e kemi më shunë nevojë. Fëmijët përcollën mesazhe të forta dhe ne të rriturit duhet të mësojmë prej tyre, Përgëzoi për bashkëpunimin dhe tha se është fryt edhe ky program. Le t’i drejtojmë sytë nga kjo Foshnje Hyjnore e le të na ndritë me dritën e vet, le të lejojmë të na flasë sot e çdo ditë. Me këtë rast u bë një nismë e bukur ku nxënësit e shkollës mblodhën ushqime që do t’u shpërndahen qendrave të ndryshme humanitare si dhe disa familjeve në nevoja ekonomike.