Kapitulli Dyert e hapura – Lezhë 2019
Në kontekstin e shqyrtimit të jetës sonë rregulltare, në vazhdën e takimeve tona, me qëllim të formimit permanent dhe si përgatitje për kapitullin e Kongregatës, në Lezhë me 27.04.2019 është mbajtur takimi Dyert e hapura i cili tashmë është i përvjetshëm. Temë qendrore e takimit ishte: “ Shqyrtimi i kushtimit tonë në dritën e dokumentit: Rrëshiqa të rinj për verë të re ”, animuar nga m. Ollga Dulaj.
Në takim morën pjesë një numër i konsiderueshëm i motrave nga Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria.
Pjesa e parë e takimit përmbante dy ligjerata, ku në të parën ishte prezantimi i shkurtër i dokumentit në fjalë, kurse ligjerata e dytë në përmbajtje kishte shqyrtimin dhe analizimin e jetës sonë rregulltare në dritën e këtij dokumenti, duke e aktualizuar atë me jetësimin e Kushtetutës tonë.
Pjesa e dytë e takimit vazhdoi me punë në grupe, mundësi për diskutim, bashkëndarje dhe plenum. Qendra dhe kulminacioni i kësaj dite, ishte kremtimi i Eukaristisë në kishën “ Zoja Nunciatë ”, Lezhë, drejtuar nga Fra Aurel Gjerkaj.