Saturday, May 4, 2024
Aktivitete

“O Zot, ti je Hyji im! Do të të lartësoj, Emrit tënd unë do t’i këndoj, sepse i çove në vend synimet e mrekullueshme…”(Is 25,1)

Dhe synimet e Zotit gjithmonë sjellin gëzim. Kështu një ngjarje që ka sjellur shumë gëzim për të gjithë nxënësit e Shkollës “Atë Shtjefën Gjeçovi” – Lezhë, e jo vetëm për nxënësit… ishte hapja e palestrës që u bë me ceremoninë e inagurimit me datën 03 Maj 2019. Kjo ditë  ka shëndritur me bekimin e Zotit duke filluar nga koha e mirë, dhe falë Atij gjithçka ka shkuar mire.

Tashmë ky institucion është kompletuar me ambjentin e përshtatshëm ku fëmijët mund të argëtohen dhe të shijojnë moshën e tyre në mënyrë të shëndetshme. Zoti synimet e veta i realizon edhe përmes njerëzve që në këtë rast janë; bamirësit tanë me mbështetjen e tyre financiare dhe puna e m. Hana Kqira e cila ka qëndruar pranë punëtorëve në çdo moment.

Sigurisht që Zoti i shpërblen ata që i zgjedh për të realizuar synimet e Tij.

Në këtë festë ishin të pranishëm; Nunci Apostolik në Shqipëri Charls Brown, Ipeshkëvi i Dioqezës së Lezhës Mons. Ottavio Vitale, Eprorja provincial m. Lidia Kqira, Meshtarë dhe Motra, përfaqësues të organizatës Renovabis z, Herbert Schedler, autoritete civile vendore dhe shumë prindër.

Kemi filluar me programin e realizuar me nxënësit e shkollës për të ftuarit, pastaj kemi vazhduar me dyert e hapura ku secili ka patur mundësi të marrë pjesë në një orë mësimi  dhe të vizitojë të gjitha ambientet e shkollës. Pastaj kemi bashkëndarë drekën: nxënës, mësues, prindër e të ftuar si një famijle e madhe.

Gjithmonë “Ku ka dashuri e bamirësi, Zoti është aty!”