Sunday, May 19, 2024
Aktivitete

Festa e Abetares - Kallmet

Me rastin e mbarimit të librit të parë fëmijët së bashku me mësuesen organizuan festën e Abetares. Është traditë e bukur dhe gëzim i vecantë pasi mblidhen të gjithë prindërit dhe të afërimit për të parë këtë ngjarje shumë emocionuese për jetën e një 7-vjecari. Fëmijët recitojnë vjersha për shkronjat, për mësuesen dhe prindërit, këndojnë këngë, interpretojnë pjesë të shkurtëra kërcimi, bëjnë dramatizime përrallash si dhe bie në sy veshja dhe zbukurimi me motive popullore e krahinore. Nxënësit në fund marrin një “minidiplomë” si stimul vlerësime e suksesi. Urojmë që udhën e dijes që e filluan ta vazhdojnë edhe në të ardhmen me shumë suksese të reja në rrugën e jetës.