Sunday, April 28, 2024
Aktivitete

13 - vjetori i shkollës "Atë Shtjefën Gjeçovi"

            Shkolla jonë herë pas here organizon aktivitete të ndryshme që e gjallërojnë “monotoninë” e të mësuarit dhe që rrisin dëshirën për të mësuar.

            Ne kemi festuar 13 vjetorin e kësaj shkolle në ditën e lindjes për qiell të fratit françeskan, veprimtarit të shquar të lëvizjes atdhetare, etnografitit dhe shkrimtarit shqiptar Atë Shtjefën Gjeçovi emrin e të cilit mban shkolla.

Çdo vit në këtë ditë, ndahen tre çmime të tre figurave të shquara të kombit tonë:

Çmimi “Nënë Tereza” për nxënësin më human.

Çmimi “Atë Shtjefën Gjeçovi” për nxënësin më të mirë.

Çmimi “Atë Gjergj Fishta” për interpretuesin më të mirë.

           Këto çmime janë një frymëzim, nxitje dhe model për fëmijët dhe për secilin prej nesh që të rritemi personalisht dhe për të mirën e përbashkët.

 

            E drejta – Atë shtjefën Gjeçovi

Dheu i shqypes t’cilin e leu

E gjuhn shqype, gjithkush qi e flet

M’kam, ata burra, i thrret Atdheu

Shqyptaria t’gjith k’kam i thret

…..M’kam, shka à shqyptar, m’kam burr ktij dheu!

 

M’kam, se Atdheu don qi t’vllaznohi

E njihni n’t’bame t’keni e n’fjal

M’kam, se Atdheu don qi t’bashkohi

Hovin hujliut, vllaznisht me j’a ndal

…..M’kam, shqyptart, m’kam, e n’zemrat trimnohi!

 

M’kam, flamurin e Shqypnis qit-e ndrit

Emnin tand, pa frig e marre rrfeje

Gjuhn tande, n’t’cilën Mama t’ka rrit

N’drit me qitun, prej Zotit ke leje

…..Ngrehu prej gjumit, se mjeft t’ka topit!

(25.5.1902 “Vepra -2 “, “Rilindja”, Prishtine, 1984)