Sunday, May 19, 2024
Aktivitete

Kungimi i Parë - Hot i Ri

Me 2 Qershor 2019 famullia e ” Shën Terezes së Kalkutës” në Hot të Ri, përveç festës së Ngritjes së Jezusit në qiell, pati gëzim të madh sepse po në këtë ditë ju nda sakramenti i Kungimit të Parë, 21 fëmijëve nga Atë Arjan Ndoji C.M.

Në fytyrat e këtyre të vegjëlve rrezatonte një gëzim i madh sepse për herë të parë po e merrnin Jezusin në zemrat e tyre!

Ju urojmë që Jezusi ti shoqërojë, ti ruajë, ti mbrojë e të banojë gjithmonë në zemrat e tyre!