Në Petrovac u kremtua shën Vidi dhe u bekua themeli i shtëpisë së re të të moshuarve
Bashkësia famullitare e Petrovacit kremtoi të shtunën me 15. Qershor dy ngjarje të rëndësishme: shën Vidin, martir pajtorin e kishës vendase dhe bekimin e Shtëpisë së re të, të moshuarve (me emrin) “ Majka Pija-Nënë Pia”. Mbledhja e besimtarëve filloi me kremtimin e meshës shenjte, të cilën e udhëheqi ipeshkëvi i Kotorit mons.Ilija Janjić, në koncelebrim me famullitarin don Filip Janjić dhe me meshtarët e tjerë të ipeshkëvisë së Kotorit. Ipeshkëvi, duke i përshëndetur besimtarët e mbledhur dhe një numër mjaft të madh të motrave Françeskane të Zojës së Papërlyer, në predikimin e tij, duke iu referuar leximeve liturgjike, theksoi rëndësinë e sakrificës së shën Vidit si dhe të martirëve të tjerë. Duke i krahasuar me pajtorin tonë shën Tripunin, ai na e rikujtoi se feja nuk ka çmim, edhe në qoftë se ajo do të nënkuptonte mu edhe dhënien e vet jetës për të. Në mënyrë të veçantë e theksoi se si shën Vidi e përjetoi martirizimin e vet jetës së tij për shkak të babait të tij, i cili në atë kohë ishte Autoritar (pagan) i Romës, i cili tentoi, që birin e tij shën Vidin me anë të torturave ta largonte prej fesë së krishterimit, të cilën Vidi si djalë i ri e pranoi si të vetmën fe të vërtetë. Sipas të thënave, ai e përfundoi jetën e tij i përvëluar në kazan me valë, ndërsa qëndresa e tij në dëshmimin e fesë edhe neve të krishterëve të kohës së sotme na shndrit me shembullin, e ushtrisë së panumërt të martirëve, e cila me gjakun e sajë i ka ujitur themelet e fesë sonë.
Në mbarim të meshës, gjakoni Željko Pasković, lexoi përmbajtjen e “KARTËS” dokument i cili zakonisht vendoset në themelet e rindërtuara sakrale apo të ndërtesave të tjera kishtare, “Karta”, e cila para se të vendosej brenda një shisheje, e firmosi dhe e vëri vulën ipeshkëvi dhe eprorja provinciale e motrave Françeskane të Zojës së Papërlyer m.Lidia Kqira.
Duke kënduar himnin e shën Vidit besimtarët e dëvotshëm me meshtarët dhe motrat u nisën në procesion drejt vendit të ndërtimit të Shtëpisë, ku ipeshkëvi Ilija Janjić, duke i bekuar themelet, vendosi “Dokumentin” brenda shishes, duke u dëshiruar motrave përfundimin punimeve sa më të shpejta të ndërtimit të sapofilluar të kësajë Themelate, e cila ka një rëndësi shumë të madhe jo vetëm për ipeshkëvinë e Kotorit, por edhe për mbar shtetin. Eprorja provinciale m.Lidia Kqira i drejtoi fjalët e saja me anë të këtij rasti, e cila iu drejtua të gjithëve, që ishin të pranishëm, i falenderoi të gjithë e në mënyrë të veçantë i falënderoi të gjithë bëmirësat, të cilët në çfarëdo mënyre kontribuan, e veçanërisht e falënderoi Komunën e Budvës, e cila kishte dhënë një kontribut mjaft të madh si dhe arkitektit kryesor dhe projektuesit të punimeve. Ajo theksoi posaçërisht se si historia e motrave në Petrovac, veprimtaria e tyre dhe sakrifica e tyre me personat e moshës së tretë dhe me të gjithë të pafuqishmit, është e thurur në karizmën e Rregullit të tyre dhe me anë të kësaj ndërtese dëshirojnë të vazhdojnë një përkujdesje më kualitative mu ashtu sikurse atë e ka filluar provincialja e parë Nënë Pia, emrin e së cilës do ta mbajë kjo Shtëpi. Provincialja i përfundoi fjalët e saja me citimin e psalmit: “ Nëse Zoti nuk e ndërton shtëpinë, kot mundohen ata që e ndërtojnë”, si dhe me dëshirën që Jezu Krishti të jetë Guri Themelues i kësaj ndërtese, sepse Prania e Tij do ta bëjë truall/tokë të shenjtë, me anë të ndërmjetësimit të shën Françeskut dhe me anë të shenjtërve dhe të lumturuarve të Bokës.
Pas bekimit, të gjithë të pranishmit sipas traditës u mblodhën rreth tryezës së bashkimit pranë kishës dhe para kuvendit të motrave, ku u ushqyen me darkën e parapërgatitur prej besimtarëve vendas dhe të miqëve të tyre si dhe me këngë e përfunduan kremtimin e sivjetëm të pajtorit të tyre.
Marrë nga: www.radiodux.me